Këngëtarja e njohur performon në skenë me këmbë të djegura

Një nga yjet e grupit të njohur, Little Mix ka performuar në skenë me këmbë të fashuara pasi u dogj në prapaskenë me  piaster. Vajzat kishin një koncert në Kaliforni, por nuk mund të kryenin koreografinë të gjitha, pasi Leigh-Anne Pinnock kishte dhimbje nga plaga.Në fillim, ajo nuk u shfaq në skenë dhe i la anëtaret e tjera të performonin, por më pas i surprizoi të gjithë kur doli për të performuar. 25-vjecarja kishte vendosur fasho në të dyja këmbët. Ato po performojnë në shumë vende të botës për turneun botëror, ndërsa e realizuan me sukses edhe pse me një anëtare të dëmtuar.