Këngëtarja amerikane bën ‘xing’ me të njëjtin ‘look’ si Aurela Gaçe

Shpeshherë kemi parë kur artistë të ndryshëm të huaj mund të keni bërë ‘xing’ me të njëjtin ‘look’ me këngëtarët shqiptarë. Ne nuk mund të themi se kjo është me të vërtetë një kopje, frymëzim apo thjesht rastësi, por dimë që rastet nuk janë të pakta.

Së fundmi duket se këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry në një performancë të saj ka pothuajse të njëjtin ‘look’ si këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe, në videoklipin e këngës “Dua” të vitit 2013.

Vetë Aurela ka postuar një bisedë, në të cilën dikush i ka dërguar me foto performancën e Katy Perry dhe një të këngëtares shqiptare dhe ka shkruar: “Një hap para se Katy Perry”. E në fakt ç’është e vërteta duhet thënë se realisht këngëtarja amerikane ngjason shumë me Aurelën në këtë performance të saj.