Këngëtari i famshëm Timberlake surprizon fansen 88-vjeçare

Një 88-vjeçare është tronditur kur iu tha se do të shkonte në koncertin e Justin Timberlake. Video e Bette Maloney kur mbesat i treguan asaj biletat e koncertit u bënë virale. Maloney u emocionua shumë dhe kur këngëtari i famshëm pa videon e ftoi 88-vjeçaren në prapaskenë. Maloney e pyet nëse bashkëshortja e tij Jessica e kishte problem që ta puthte në faqe dhe padyshim që përgjigja e Justin ishte jo.