Këngëtari i famshëm, bëhet babai i trenjakëve

Bashkëshortja e Pharrell Williams ka sjellë në jetë trinjakë. Këngëtari i hitit “Happy” dhe bashkëshortja e tij Helen Lasichanh, të cilën janë prindër të një djali 8-vjeç Rocket, kanë mirëpritur ardhjen në jetë të trinjakëve në fillim të këtij muaji.

Ka qënë zëdhënësi i këngëtarit, ai që ka bërë publik këtë lajm për revistën “Vanity Fair” por ai ka refuzuar të zbulojë gjininë apo emrat e fëmijëve.

Pavarësisht se Helen ishte fotografuar disa herë me barkun e saj të fryrë, nuk është zbuluar se ajo ishte në pritje të trinjakëve.

Sipas zëdhënësit familja është shumë e lumtur. Ai gjithashtu ka shtuar se Helen dhe 3 fëmijët gëzojnë shëndet të plotë.