Këngët përzgjedhëse të Festivalit të 56 në RTSH, mund ti dëgjoni edhe në CityRadio

Festivali i 56 i Këngës në RTSH këtë vit vjen me një risi. Këngët përzgjedhëse që do të konkurojnë këtë vit në festival do të kenë mundësi të dëgjohen një muaj përpara në disa radio të kryeqytetit, duke u bërë kështu të njohura për mbarë publikun.
Zëdhënësja e Festivalit Kozeta Kurta shprehet se kjo ka për qëllim që kënga të mos lind e vdes brenda korridoreve të RTSH-së.
“Ajo që më pëlqen këtë vit, është se asgjë nuk lind e vdes në korridoret e RTSH-së. Këngët do të bëhen të njohura për publikun nëpërmjet një rrjeti radiosh, të cilat do t’i bashkohen festivalit këtë vit, si IN Radio, City Radio, Club FM, NRG Radio, gjithçka do të jetë e hapur dhe e njohur për publikun, në mënyrë që në tre netët e Pallatit të Kongreseve ai që do të vijë, ta dijë se çfarë e pret dhe ai që s’do jetë në sallë, s’do vijë se nuk i ka pëlqeyer ajo që mund ta priste, por jo sepse s’kishte dijeni se çfarë do të ndodhte.” shprehet Kozeta.
Cityradio ka kënaqësinë t’ju njoftojë se shumë shpejt në frekuencën 88.0 fm mund të dëgjoni 22 këngët konkuruese të Festivalit të 56 në RTSH, ku mësohet se mes tyre janë emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Lista e artistëve përzgjedhës:

Artemisa Mithi

Bojken Lako

David dhe Genc Tukiçi

Denisa Gjezo

Elton Deda

Ergi Bregu

Evans Rama

Eugent Bushpepa

Grupi “Akullthyesit”

Grupi “Lynx”

Grupi “Na”

Inest Neziri

Lorela Sejdini

Manjola Nallbani

Mariza Ikonomi

Orgesa Zaimi

Redon Makashi

Rezarta Smaja e Luis Ejlli

Stefi dhe Endri Prifti

Tahir Gjoci

Voltan Prodani

Xhesika Polo