Kendall Jenner shijon një darkë romantike me të dashurin e ri

Ata përfliten se janë zyrtarisht një çift.

Kendall Jenner dhe ylli i NBA, Blake Griffin janë fotografuar së bashku pas një takimi, i cili ka zgjatur 3 orë në një restorant në Beverly Hills, ditën e dielë.

Blake 28-vjeçar është fotografuar duke dalë jashtë restorantit “Mr. Chow”, ndërkohë që e dashura e tij e re, Kendall, e ndiqte nga pas.

Ylli i pasarelave është parë me krahët e saj të kryqëzuar ndërkohë që qëndronte jashtë, vetëm disa metra larg atletit.

Sipas një burimi të “Us Weekly”, Kendall dhe Blake kanë vendosur ta bëjnë lidhjen e tyre publike, pasi ajo ka marrë një drejtim serioz.

ROZE