Kemi një superlajm për picën dhe do të fluturoni nga gëzimi

Pica është një zgjedhje më e shëndetshme për vaktin e mëngjesit sesa drithërat.
Ky është rezultati më i fundit i një studimi sipas dietologëve.
“Mund të habiteni kur të zbuloni se një fetë mesatare e picës dhe një tas me drithëra me qumësht, përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi kalorish”, shpjegoi Chelsey Amer, për The Daily Meal.
Megjithatë duhet të kini parasysh, se nëse do të hani picë për mëngjes, do të donit më shumë se një fetë (sepse kush ha vetëm një fetë picë?). Kështu që do të konsumonit më shumë kalori sesa një tas me drithëra.
“Megjithatë, pica ka një grusht proteina më shumë, që do t’ju mbajnë të fortë dhe të ngopur gjatë gjithë mëngjesit”, vazhdoi Amer.
“Plus, një fetë picë përmban më shumë yndyrë dhe shumë më pak sheqer se shumica e drithërave, kështu që nuk do të përjetoni një rritje të shpejtë të sheqerit”.
Por dietologia pranoi se pica nuk është saktësisht një ushqim shëndetësor dhe fatkeqësisht nuk mund të konsiderohet si një opsion ushqyes që mund ta hash rregullisht.
“Përderisa është e vërtetë, pica mund të jetë një ushqim i balancuar mirë, që përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrna esenciale, që nuk do të thotë se është një zgjedhje më e shëndetshme e mëngjesit sesa drithërat”.
“Etiketimi i ushqimeve të caktuara ndonjëherë mund të jetë i padobishëm dhe ajo që duhet të përqendrohemi është përmbajtja ushqyese e zgjedhjes sonë ushqimore, në vend të numërimit të kalorive. Kjo sepse jo të gjitha kaloritë janë të barabarta “.