Kelly Brook sjell kalendarin më “të nxehtë” për vitin 2018

Bukuroshja britanike Kelly Brook shquhet për dukjen dhe format e saj trupore.

Paraqitjet e saj nëpër revista dhe mediat britanike janë të shpeshta, gjersa shpesh kjo gjë ndodh për shfaqjet e saj atraktive.

E njëjta, ka realizuar së fundmi një set të ri fotografik mjaft “të nxehtë”, e që në fakt do të përdoret për kalendarin e vitit 2018.

Në secilën prej imazheve, Brook është shfaqur shumë provokuese, teksa vinte në pah asetet e saj.

Nuk kanë qenë vetëm muajt e verës në kalendar, ata që e kanë shfaqur të zhveshur seks-bombën e njohur britanike.