Katy Perry sapo tregoi trukun si të mos tundohemi nga ish-i

Ndonjëherë është shumë e vështirë që të përmbahemi nga dëshira për të rënë në grackën e ish-it.

Pas Dua Lipës, e cila na dha disa këshilla se si të harrojmë ish-të dashurin, edhe këngëtarja Katy Perry sapo na mësoi një leksion me shumë vlerë.

Gjatë një interviste për “Conversations ëith Delilah”, Katy Perry na ka treguar që në fund të ditës edhe ajo është si të gjitha vajzat e tjera.

Katy u shpreh se kur ka shumë dëshirë për t’i shkruaj “atij”, e harton mesazhin, por nuk e dërgon. Ajo fle dhe më pas e sheh të nesërmen në mëngjes. Nëse vazhdon të mendojë njësojë atëherë e dërgon pa e menduar sërish, në të kundërt jo.

Edhe pse bukuroshja ka pohuar se në të shumtën e rasteve nuk e ka dërguar asnjëherë mesazhin në mëngjes, pasi nuk ka menduar si “dje”.

“Emocionet e mia bëhen shumë të forta gjatë natës. Dhe kur kam dëshirë që t’i shkruaj ish-it tim, e hartoj mesazhin dhe pastaj shkoj të fle. Pastaj kur zgjohem në mëngjes e gjej vetën duke thënë: “Oh jam shumë e kënaqur që nuk e dërgova”, ka treguar këngëtarja.