Katy Perry ofron skenën për propozimin romantik

Katy Perry ndihmoi një fansen e saj, që ta përdorte skenën e koncertit në Brooklyn për të bërë propozimin. Në Ditën kombëtare të Deklarimit, një ditë për të inkurajuar çiftet homoseksuale për të thënë hapur orientimin e tyre seksual, këngëtarja e “Swish Swish”, ftoi dy vajza të reja, Becky e Katie, ta shoqëronin në skenë dhe njëra prej tyre mori mikrofonin e tha: “Edhe pse pa makijazh, Becky është shumë e bukur. Për mua është perfekte”. Dhe ndërsa të pranishmit ndjenë se diçka emocionuese do të ndodhte, në një qetësi të plotë, Katie i bëri pyetjen e shumëpritur: “Becky, do të martohesh me mua”?, ndërsa mbante në dorë një unazë. Mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të fansave, Becky mbeti pa fjalë, ndërsa Katy Perry i tha: “Thuaj po, Becky, thuaj po”. Ajo më në fund me një zë që i dridhej tha “po” dhe turma u çmend fare.