Katy Perry: “Jam viktimë e rrjeteve sociale”

Ajo shpeshherë lajmëron projektet e reja muzikore por edhe shfaq momente nga koncertet apo jeta e saj në rrjetet sociale por mesa duket Katy Perry është lodhur nga kjo gjë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Refinery29” këngëtarja e famshme është shprehur se rrejtet sociale si Instagram dhe Twitter po zhdukin civilizimin dhe po mohojnë shoqërinë në të cilën jetojmë. 33-vjeçarja ka treguar se ndihet një viktimë e rrjeteve sociale pasi nuk e kontrollon dot nevojën për të postuar jetën e saj dhe për të komunikuar me fansat. “Do të doja të mos kisha interes për të postuar. Ne blejmë rroba të reja dhe shkojmë në evente të ndryshme vetëm për t’i dokumentuar online”-ka thënë Perry gjatë intervistës. Katy këshillon të rinjtë të gjejnë të mesmen e artë, t’i shijojnë këto rrjete sociale si mënyra komunikimi por të mos bëhen të varur duke postuar gjithçka që bëjnë.