“Katunare e dreqit”! Noizy nuk e pëlqen FARE veshjen e Rihanna-s

Reperi shqiptar Noizy vijon të ngacmojë këngëtaren Rihanna në Instagram, me komentet që më tepër tërheqin vëmendjen e mediave shqiptare sesa, të vetë Ririt.

Ai është munduar të tërheqë vëmendjen e bukuroshes nga Barbados, duke e quajtur “nuse”, por një foto fundit e Rihanna-s, duket se nuk i ka pëlqyer reperit.

“Katunare e dreqit”, ka shkruar Noizy duke ironizuar veshjen e Rihanës me çorape dhe një palë këpucë të hapura nga pas.

Nuk është hera e parë që Noizy komenton te Rihanna. Ai këtë gjë ka bërë edhe më parë duke treguar kështu pëlqim për këngëtaren.