Kate Winslet nderohet me çmimin “Actor Inspiration Award”

Kate Winslet do të pranojë çmimin special “Actor Inspiration Award”, të cilin e jep shoqata e aktorëve në Hollywood. Aktorja e njohur do të shpërblehet edhe për bamirësitë që po bënë anembanë globit. Aktorja shihet edhe si një frymëzuese për shumë njerëz. Çmimi do t’i jepet më 9 nëntor në Beverly Hills. Winslet do ta shohim vitin e ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave pasi aktualisht është në xhirime të filmit “Wonder Wheel”.