Kate Beckinsale u jep fund filmave “Underworld”

Ata fansa që shpresonin që të shikonin përsëri Kate Beckinsale në rolin e Selene në filmat “Underworld”, morën një lajm të keq, pasi aktorja i ka dhëne fund interpretimit në këto filma. Gjatë një interviste me “Variety”, Beckinsale u pyet nëse do të rikthehej si Selene në një aventure të re. “Nuk do të rikthehem. Kam bërë disa të tilla”, u përgjigj aktorja.

Ndërsa Beckinsale nuk shpjegon më shumë se pse ajo nuk ka interes të kthehet për më shumë filma “Underworld”, duket mjaft e qartë se ajo është lodhur duke interpretuar Selene. Ndoshta nëse Sony – pronar i Screen Gems – vjen me ofertën e duhur monetare, ajo mund të ndryshonte mendjen.