Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale

Një tjetër hapësirë në funksion të turistëve vendas e të huaj pritet t’i shtohet kryeqytetit pas sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të ri.

Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re pedonale që do t’i kthehet qytetarëve së saj si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin e artizanisë, kulturës dhe artit.

Kalaja e rinovuar pritet të jetë gati brenda pak javësh dhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës kjo hapësirë e re në kryeqytet do të krijojë mundësi punësimi dhe të bërit biznes.