Justin Timberlake bën për vete Londrën me “It’s coming home”

Anglia mendon se Kupa e Botës do të kthehet në shtëpi, po ashtu edhe Justin Timberlake.

Gjatë një koncerti në “O2 Arena”, në Londër, një ndër etapat e turneut “Man of the Woods”, në prani të rreth 20 mijë personave, Timberlake këndoi himnin legjendar futbollistik anglez “Three Lions”.

Timberlake nuk mundi dot t’i rezistonte atmosferës dhe mbështeti bindjen e tifozëve anglezë, “It’s coming home”.

Pas rreth 20 vjetësh nga publikimi, “Three Lions” është rikthyer në majat e klasifikimit në Angli, me tifozët që e dëgjojnë papushim himnin me shpresën se do të plotësojë ëndrrën për Kupën e Botës.