Justin Bieber me të vjetrën, i kërkoi dorën e Haileyt të atit

Justin Bieber sapo shpalli fejesën me Hailey Baldwin dhe i dedikoi asaj një postim romantik në rrjetet sociale, duke e cilësuar dashurinë e jetës së tij.

Por, Bieber deri tani është treguar një djalë për së mbari dhe me të vjetrën. I bëri gjërat siç duhet.

Përpara së t’i propozonte Haileyt, këngëtari i kërkoi dorën të atit, aktorit Stephen Baldwin.

Sipas “TMZ”-së, Justin u takua me Stephen disa javë përpara propozimit, duke i kërkuar leje për t’u martuar me të bijën e tij 21-vjeçare.

Bieber, Hailey dhe Stephen janë besimtarë katolikë dhe frekuentojnë kishën.