Justin Bieber shndërrohet në heroin e Coachella

Justin Bieber është akuzuar se ka goditur me grusht në fytyrë një burrë, pasi ai kishte kapur prej fyti një grua. Ngjarja ndodhi në një festë në kuadër të festivalit Coachella, e organizuar nga Patrick Schwarzenneger.

Sipas medies, në fillim Justin dhe miqtë e tij i folën burrit dhe më pas këngëtari e goditi me grusht, duke i mundësuar gruas që të largohej.

Disa burime thanë për “TMZ”-në se burri dukej të ishte nën efektin e drogave dhe gruaja ka qenë ish-e dashura e tij. Ai u dëbua nga festa dhe më pas u prangos nga policia.

Justin nuk mendohet të performojë në skenën e festivalit, por gjithsesi është caktuar një datë për të.