Justin Bieber rrëfen përse u përlot në New York pranë të fejuarës së tij

Rreth dy ditë më parë disa foto të Justin Bieber duke qarë në New York u bënë menjëherë virale.

Këngetari kanadez teksa po bisedonte me partneren e tij gjatë një xhiroje me biçikleta nisi të përlotej teksa Hailey e ngushëllonte.

Në një instervistë ekskluzive për “TMZ” Bieber rrëfeu se thjeshtë ishte duke biseduar me të fejuarën e tij rreth gjërave të vështira që ata kanë përjetuar në të kaluarën.

“Kur je i dashuruar ndan gjithçka me personin e zemrës, sidomos momentet më të vështira e kur dikush të dashuron nisë të qajë bashkë me ty” ,-rrëfeu Justin.