Juncker: 120 mijë azilkërkues do të shpërndahen mes vendeve anëtare të bllokut me kuota të detyrueshme

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bëri publike planet e bllokut për frenimin e krizës më të rëndë të emigrantëve, që prej Luftës së Dytë Botërore. Sipas propozimeve të hedhura në tryezë, 120 mijë azilkërkues do të shpërndahen mes vendeve anëtare të bllokut me kuota të detyrueshme. Por, krahu ekzekutiv i BE-së duhet të përgatitet edhe për përplasje të reja, sidomos me vendet e Europës Lindore, më të varfra se të tjerët në bllokun europian, të cilat e kanë bërë të qartë me kohë kundërshtinë ndaj skemës së shpërndarjes.