Julia Roberts së shpejti me një projekt të ri

Ajo u shpall ‘gruaja më e bukur në botë’  nga revista People,  dhe tashmë Julia Roberts, po përgatitet për projektin e ri.

Aktorja do të jetë protagonistja kryesore si dhe producentja e versionit kinematografik të “The Bookseller”, romani i Cynthia Swanson i dalë në 2015.

Bëhet fjalë për një historinë e Kitty Miller, një beqare që bën një jetë të rregullt dhe drejton një librari bashke me shoqen e saj. Gjithçka ndryshon kur fillon të ëndërrojë për atë që mund t’i ndodhë një gruaje të martuar.

Një histori intrigante mes realitetit dhe fantazisë që premton të na japë një film që nuk duhet humbur dhe, kush e di, ndoshta edhe një rol që mund të çojë Roberts në fitimin e një tjetër çmimi Oscar, pas atij të marrë për Erin Brockovich. Nga ana tjetër, në sajë të një film në lidhje me ëndrrat, asaj nuk do ti ndalohet të ëndërrojë një statujë të re.