Jon Snow është një dragua dhe ne nuk e paskemi ditur

Një video nga sheshxhirimi i serialit të famshëm të HBO, Game of Thrones, tregon aktorin që luan rolin e Jon Snow, Kit Harrington, teksa valvit mantelin e tij, si për të imituar një dragua ose shpend. Në sfond mund të dëgjohen edhe të qeshurat e Emilia Clarke, që luan Daenerys Targaryen, me veprimet qesharake të kolegut të saj.