Jolie pozon me kafshë të egra

Në setin e fundit fotografik, aktorja e njohur hollivudiane, Angelina Jolie, shfaqet e fuqishme dhe e patrembur në mesin e disa kafshëve të egra në Namibi.

Këtë gjë e ka bërë për hir të 150 vjetorit të themelimit të revistës “Harper’s Bazaar”, të cilët e kanë përzgjedhur atë të jetë pjesë e kopertinës së këtij numri të veçantë.

Përmes këtij fotosesioni, aktorja dhe regjisorja 42 vjeçare, ka për qëllim të bëjë thirrje për ruajtjen e ambientit si dhe respektimin e të drejtave të femrave kudo në botë. Ajo po ashtu reklamon veshje për markat e njohura të modës, si: Atelier Versace, Rag & Bone, Ralph Lauren Collection etj.

Jolie ndër të tjera ka treguar se ky fotosesion i realizuar në Namibi është shumë i veçantë për të, edhe për faktin se vajza e saj, Shiloh Jolie-Pitt, ka lindur në këtë shtet.

Brenda në revistë përfshihet edhe një intervistë e gjatë me aktoren, e cila flet për angazhimet e saj në çështje të ndryshme që e preokupojnë si dhe bën thirrje për vetëdijesimin e popullatës rreth situatave të caktuara siç janë varfëria dhe shkelja e të drejtave të njeriut.

Numri i muajit nëntor të revistës “Harper’s Bazaar”, do të dalë në shitje nga 24 tetori.

Angelina Jolie Is Our November Cover Star

"If my life experience has taught me anything, it is that what you stand for is what defines you."Take a behind-the-scenes look at Angelina Jolie's stunning November cover shoot for BAZAAR, and read her inspiring letter from Namibia here: http://bit.ly/2wOnZYi

Опубліковано Harper's Bazaar 12 жовтня 2017 р.