Johnny Depp në rolin e zotit për videon e Marilyn Manson

Kush është zoti dhe kush është djalli? E vështirë është që ta thuash pas shikimit të videos së këngës më të re të Marilyn Manson “Say10”. Njëri ulet në një fron të bardhë, fytyra e bardhë dhe flokët e pikturuar për ta bërë atë të duket si një fantazmë, me gojën, sytë dhe faqet e zeza dhe një cigare mes gishtave të tij. Tjetri ulet në një fron të zi, i mbuluar plotësisht me lëkurë të zezë dhe fytyra e tij është e pikturuar gjithashtu e bardhë dhe e zezë. Të dy janë të rrethuar nga gra gjysmë të zhveshura që lëvizin përreth tyre. Personazhet në fjalë janë Marilyn Manson dhe Johnny Depp, i cili vendosi që të merrte pjesë në videon muzikore të muzikantit kontrovers.