Johnny Depp mund t’i bashkohet grupit të Marilyn Manson

Miq në jetë dhe tani koleg në skenë? Ndërsa nuk është shuar ende zhurma e polemikave rreth konfirmimit të tij në filmin e radhës “Fantastic Beasts”, Johnny Depp po gjen ngushëllim në muzikë, pasionin e tij të madh. Marilyn Manson njoftoi në rrjetin social “Twitter” se aktori i famshëm mund t’i bashkohet grupit të tij.
“Johnny Depp po konsideron një ofertë si kitarist në grupin tim. Nuk është fantastike?”, shkruan Manson.