John Stamos bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare

(EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) attends The Elizabeth Taylor AIDS Foundation and mothers2mothers dinner at Ron Burkle's Green Acres Estate on October 24, 2017 in Beverly Hills, California.

Aktori i famshëm John Stamos është bërë baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare.

Ylli i Hollywood dhe bashkëshortja e tij Caitlin McHugh kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Billy Stamos.

Ishte aktori që ndau lajmin me fansat me anë të një postimi në Instagram. Ai publikoi në fotografi të foshnjes së porsalindur duke e mbajtur mbi kraharor.

“Tani e tutje, pjesa më e rëndësishme e jetës sime do të jetë bashkëshortja dhe djali im,”-shkruajti ai. “Mirë se erdhe Billy Stamos.”

Stamos u martua me aktoren 32-vjeçare në shkurt pasi i propozoi për martesë në Disneyland në tetor të vitit të kaluar.

Në dhjetor çifti njoftoi se ishin në pritje të një fëmije.

“Ne kemi të njëjtin moral dhe të njëjtat vlera. Dhe menduam ndoshta duhet të kemi një familje,”-tha ai për People.

Ylli “Fuller House” ka qenë martuar nga viti 1998 deri në 2015 me Rebecca Romijn.