John Cena në një film me Jackie Chan

Ylli i WWE, John Cena po shijon mundësinë për të ndjekur rrugën e “The Rock” në Hollywood. Cena ka luajtur në disa filma, por me projektin e radhës ka bërë një hap të rëndësishëm. Filmi i radhës ku do të shohim 41-vjeçarin titullohet “Ex-Baghdad”. Në fillim pritej që ky të ishte filmi i parë i Sylvester Stallones dhe Jackie Chan, por Stallone u largua dhe vendin e tij e zuri Cena.Filmit përqendrohet në një rafineri të naftës në Mosul, Irak, e cila sulmohet dhe merret nga terroristët që kërkojnë të vjedhin naftën. Jackie Chan dhe John Cena bashkohen së bashku për të mbrojtur rafinerinë dhe për të penguar komplotin.