Jimi Hendrix, në mars albumi i tretë

Këngë të regjistruara por të papublikuara më parë të Jimi Hendrix mes viteve 1968 dhe 1970 do të dalin në mars të vitit të ardhshëm. Albumi përfshin 10 këngë që nuk janë publikuar kurrë.

Hendrix vdiq në 1970 në moshën 27-vjeçare. Albumi i ri është volumi i tretë i triologjisë së arkivës së heroit të kitarrës. “Valleys of Neptune” u publikua më 2010, ndjekur nga “People, Hell and Angel”, në 2013.

Eddie Kramer, i cili ka punaur si inxhinier regjistrimesh në çdo album të Hendrix ka thënë në një intervistë se 1969 ishte një “vit eksperimental” për Hendrix dhe se ishte i rrëmbyer duke punuar për albumin e ri.

Kramer ka prodhuar albumin bashkë me John McDermott dhe Janie Hendrix, motrën e këngëtarit legjendar. “Both Sides of the Sky” është i fundit i triologjisë.

Ai shton se do të ketë dhe pjesë live nga Hendrix, disa në audio e në disa video që planifikohet të publikohen.