Jeta e mafiozit Al Capone bëhet film

om Hardy konfirmoi se do të interpretojë mafiozin famëkeq Al Capone në filmin e titulluar “Fonzo”. Njeriu që frymëzoi filmin “Scarface” u bë mafiozi më i pushtetshëm në Chicago të SHBA-së.

I akuzuar për qindra vrasje, ryshfet dhe kontrabandë, Al Capone u dënua vetëm për evazion fiskal. Ai qëndroi në burgun “Alcatraz”, aty ku u nda edhe nga jeta pasi vuante nga demenca. Në muajin prill do të nisin xhirimet e këtij projekti në New Orleans.