Jeta e aktorit Paul Walker në një dokumentar

‘I Am Paul Walker’ është titulli i dokumentarit i cili do të sjellë në disa minuta karrierën e aktorit të famshëm, i cili ndërroi jetën në një aksident tragjik në vitin 2013.
Dokumentari do të jetë një prodhim i Paramount Network në bashkëpunim me producentin e ‘I Am Heath Ledger’, Derik Murray.
Aktori i “Fast and Furious” ndërroi jetën në moshën 40 vjeçare, por tashmë jeta e tij do të përcillet nëpërmjet intervistave me shokët dhe kolegët e tij, të cilët marrëdhënie shumë të mira me të.
Ende nuk është bërë me dije se kur do të nisin xhirimet për dokumentarin, por e rëndësishme është që fansat e aktorit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për jetën e tij.