Jennifer Lawrence përfshihet në një sherr në një lokal

Jennifer Lawrence ka kujtuar një momet të sikletshëm në një bar, teksa ka qënë e pranishme në programin “Late Night ëith Seth Meyers”. Ajo ka zbuluar se si njëherë u përfshi në një sherr në Budapest me një fans të pasjellshëm.

“Isha me mikeshën time në  një bar. Ishte nata e birrave”, kujton ajo. “Ky djali më kërkoi të bënim një fotografi dhe unë i thashë: “Jo, faleminderit”. Por ai vijoi duke thënë se e dashura e tij nuk besonte që isha unë. Unë dhe mikesha ime i thamë te largohej por ai më tha: “Vafsh në djall”.

“Nuk di, diçka më ndodhi dhe mora birrën dhe ia sipër atij. Vura re që kishte edhe një valixhe dore, nisa të hidhja birra edhe sipër saj.

Ajo u qetësua në momentin që mikesha e kishte kapur dhe i kishte thënë se nuk duhet të harxhonte birrat kot.

“Isha e dehur, ishte një sjellje e rrallë nga ana ime”, thotë me shaka aktorja.