Jay Z kryeson klasifikimet për të katërmbëdhjetën herë

Pas suksesit të Beyonce-s me foton e binjakëve në “Instagram”, është radha Jay Z për të thyer një rekord.

Albumi i tij i fundit dhe i 14-ti në radhë është renditur në vend të parë në Billboard 200, me 262.000 kopje të shitura në një javë, prej të cilave vetëm 174.000 kopje fizike.

Jay Z është kthyer kështu në artistin me më shumë albume në vendin e parë (plot 14), duke lënë pas emra si Bruce Springsteen dhe Barbra Streisand, të cilën numërojnë 11 të tillë.

“4:44” u publikua më 30 qershor të këtij viti, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të këngëve ku reperi pranonte tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij, Beyonce.