James Cameron krahason “Avatar” me “The Godfather”

James Cameron po vazhdon filmimet e “Avatar 2” dhe “Avatar 3” dhe regjisori i famshëm i krahasoi këto vazhdime me trilogjinë “The Godfather”.

“Është një dramë familjare, ashtu si ‘The Godfather’. Sigurisht me një zhanër krejtësisht të ndryshëm dhe me një histori krejtësisht të ndryshme, por u intrigova nga ideja. Është një sagë familjare shumë e ndryshme nga filmi i parë. Tani, është i njëjti lloj respekti për atë tronditje të re që duam t’ju tregojmë gjëra që jo vetëm nuk e keni parë, por nuk keni imagjinuar. Është një vazhdimësi e personazheve të njëjtë”, u shpreh Cameron.