James Cameron, dokumentar me fakte historike rreth “Titanic”

Tashmë janë bërë 20 vite që nga lançimi i filmit të famshëm “Titanic” në kinematë botërore, prodhimi ndër më emblematikët e kinematografisë botërore, historia e të cilit ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.

Regjisori edhe skenaristi i filmit “Titanic”, James Cameron pikërisht në 20-vjetorin e tij do të sjellë në “National Geographic” një dokumentar rreth anijes së përmbytur në vitin në vitin 1912.

Cameron ka njoftuar se është duke e realizuar një dokumentar njëorësh rreth “Titanic”, në të cilin do të eksplorojë saktësinë historike të filmit.

“Kur e kam shkruar dhe drejtuar filmin “Titanic” jam kujdesur edhe për detajet më të vogla, trajtoja me shumë kujdes dhe hollësi çdo moment emocional të pjesë së orëve të fundi të njerëzve, kur ata tanimë po humbnin jetët e tyre në atë tragjedi. Por, ky dokumentar do të jetë edhe më i përsosur dhe më i plotësuar, për shkak se nuk dua të devijoj as më të voglin fakt”.

20-vjetori i “Titanic” është në dhjetor të këtij viti dhe me këtë rast filmi do të shfaqet edhe njëherë në kinematë e shumë shteteve të botës.