Ja prova që një 79-vjeçare mund ti veshë trendet e fundit më mirë se supermodelet

Nuk është sekret që Jane Fonda ka një lidhje të ngushtë me modën. Aktorja e shpreh më së miri faktin se mosha është thjesht një numër dhe se të vishësh në një mënyrë të përshtatshme për moshën nuk do të thotë të jesh jashtë mode. Kur i referohemi “ka një lidhje të ngushtë me modën” për aktoren, kemi parasysh tendencat e fundit që ajo i vesh aq bukur, sa mund të themi se konkuron në mënyrë të drejtë edhe me vajzat që janë 60 vitë më të reja se ajo.

Fonda tashmë e ka bërë zakon që në tapetin e kuq, të veshë gjithmonë trendet më të fundit të sugjeruara nga stilistët më të njohur në botë, duke bërë me turp edhe supermodelet si Gigi Hadid apo Kendall Jenner.

Jo më larg se të hënën ylli i filmit Grace and Frankie u shfaq e veshur me printin më të pëlqyer të momentit, pantallona me “lëkurën e pitonit”, një print që gjithashtu këtë muaj e ka preferuar edhe Kendall Jenner në çizmet e saj Balmain.

Dhe ndërkohë që Gigi Hadid “rrëmbeu” audiencën në  American Music Awards me jumpsuitin Versace me kristale të shndritshëm, ne kujtohemi që një look të përafërt ia kemi parë edhe aktores në partyn që organizon Vanity Fair, pas ndarjes së çmimeve Oscar në vitin 2015.

Gjithashtu fustani me pjesën e rrjetës është një look që aktorja e ka “testuar” që në vitin 2015 me një realizim Balmain, në Hollywood Film Awards…Në 2017, po këtë model ne ia shohim Bellës në Paris fashion week…

A nuk mendoni edhe ju se Jane Fonda është thjesht frymëzim për vajzat e reja! Stili i saj është thjesht i admirueshëm…