Ja kush është aktori më i paguar në botë

Revista prestigjoze “Forbes” ka shpallur për të tretin vit me radhë aktorin Robert Downey Jr si më të paguarin në botë. Ylli i “The Avengers: Age of Ultron” fitoi plot 80 milionë dollarë gjatë 2015-ës. Në listën e “Forbes” bëjnë pjesë 33 aktorë nga 7 shtete të ndryshme. Të ardhurat e tyre të mbledhura sëbashku arrijnë në 877 milionë dollarë.