Ja kur do të publikohet albumi i ri i Eminem

 Eminemi më në fund do të publikojë albumin e tij të ri të rikthimit në skenë. Legjenda e gjallë e hip hopit u rikthye këtë vit me performancë në MTV EMA dhe nga korriku ka punuar në albumin e ri me mësuesin e tij, Dr. Dre. Tashmë është konfirmuar data e albumit të ri, e cila është 15 dhjetor. Albumi titullohet “Revival”, që në shqip do të thotë “Ringjallja” dhe simbolizon përpjekjen e reperit për të mbijetuar nga problemet e jetës që ka ndikuar shumë në jetën e tij si artist.