Ja data dhe rendi i ditës në mbledhjen e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për herë të parë të enjten që vjen (13 gusht), në orën 11.00.Bashkia e Tiranës ka publikuar edhe rendin e ditës të mbledhjes së parë të këtij Këshilli ku pritet të diskutohet: për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Bashkiak të Tiranës, projekt-vendimi për një shtesë dhe ndryshim, projekt-vendimi për disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës, projekt-vendimi për përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera dhe projekt-vendimi për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për PAK e Invalidët e Punës.