Ja cili është aktori shqiptar që do të luajë përkrah Jennifer Lawrence dhe Michelle Pfeiffer

Aktori shqiptar Gent Bejko, prej disa vitesh është larguar drejt Shteteve të Bashkuara për një jetë më të mirë. Duket se vendimi i largimit ka qënë i duhuri për të, pasi suksesi po jep frytet. Siç ka bërë të ditur vetë aktori, ai shumë shpejtë do të jetë në ekranet botërore në një rol hollivudian, pasi do të luajë në një film ku akrtojnë emra si Michelle Pfeiffer dhe Jennifer Lawrence.

Filmi titullohet “Mother” dhe protagoniste ka aktoren Lawrence. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori në “Facebook” ku shkruan:

“Upss I did it again. It’s coming!

Emri në listë. Dalëngadalë po vjen behari”