Ja çfarë i ka kërkuar Princ George babagjyshit këtë Krishtlindje

Princ William dorëzoi personalisht një shënim shumë të veçantë për Santa Claus të enjten. Gjatë një vizite dy ditore në Finlandë, Princ William ka takuar “babagjyshin”, të cilit i ka kërkuar një nder të vogël. Ai i ka dorëzuar Santas një letër të shkruar me dorë nga djali i tij, Princi Xhorxh. Në shkrim 4-vjeçari shprehej qartë mbi atë çfarë kërkonte nga Santa… “një makinë policie”. Edhe pse në letër kishte mjaftueshëm hapësirë për të shprehur 5 dëshira, George është treguar modest duke i kërkuar babagjyshit këtë Krishtlinje vetëm një dhuratë posht pemës. William gjithashtu ka shtuar se i biri i tij është sjellë mirë këtë vit, pasi ky është një kusht i domosdoshëm për të bërë pjesë në listën e babagjyshit.