Ismail Kadare fiton çmimin ‘Nonino 2018’ në Itali

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është fituesi i çmimit ‘Nonino 2018’.

I mbajtur për të 43-it vit rradhazi në Udine, ‘Nonino 2018’ është i destinuar për figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e autorizuar nga Nobel.

Çmimi Nonino 2018 u nda në seksione të ndryshme. Kadare ishte fitues i Çmimit Ndërkombëtar Nonino 2018 ndërsa Çmimi Nonino 2018 ,mjeshtëri i kohës sonë, shkoi për filozofin venecian Giorgio Agamben, krijues i konceptit të “Homo Sacer”.

Shkrimitari shqiptar u vlerësua si poet, romancier dhe autor i eseve e librave: “Kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, që ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane, ka krijuar rrëfime të mëdha.

Largimi drejt Parisit në kohën e diktaturës për të mos i ofruar shërbimet e tij tiranisë, ai nuk pranoi të heshtë, e cila është gjysma e së keqes, shpesh duke e zhytur historinë e tij në një botë imagjinare, duke u bër dëshmitar i tmerreve të kryera nga totalitarizmi dhe inkuizitorët e saj.

Ai bëri që toleranca fetare të jetë një prej gurthemeleve të punës së tij.”

Çmimi për Kadare do të dorëzohet nga Claudio Magris.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 27 janar 2018 në Distilleries Nonino në Ronchi di Percoto (Udine).