ISIS sfidon Princ Harryn: “Përse nuk vjen këtu të të dërgoj në ferr?”

ISIS ka sfiduar princ Harryn për të luftuar xhihadistët. Me anë të një video, një burrë i identifikuar si Abu Uqayl nga Singapori, në gjuhën angleze i kërkoi princit që të shkonte në ‘Shtetin Islamik’ dhe të luftonte.

“Nëse je burrë, përse nuk vjen këtu dhe të luftosh me ne, që të mund t’ju dërgojmë ty dhe ‘Apache’ tuaj në ferr”-ka thënë në video Uqayl.

Ky kërcënim ka ardhur pas vizitës së princ Harryt në Singapor në qershor dhe foli për sulmet terroriste në Londër, ku tre xhihadistë përdorën një furgon për të përplasur këmbësorët dhe sulmuan me thika njerëzit në rrugë, restorante afër Borough Market.

Princi ka shërbyer më parë në Ushtrinë Britanike dhe udhëtoi me avionët ushtarak ‘Apache’ në Afganistan.

ISIS sfidon Princ Harryn: “Përse nuk vjen këtu që të dërgoj në ferr?”