ISIS merr peng për 2 vjet djalin 3 vjeç, vetëm pse e quanin Messi

Një 3-vjeçar është marr peng nga ISIS dhe kjo vetëm për shkak të emrit të tij. Për dy vite vogëlushi u mbajt peng, pasi kishte emrin e futbollistit Messi.Djali kurd, i cili tashmë është 5 vjeç, u mbajt nga grupi terrorist bashkë me nënën dhe motrën e tij në 2014 në rajonin Sinjar.Terroristët e urdhëruan nënën e tij që ti ndryshonte emrin “e pafe” në Hasan. Familja ka shpëtuar tashmë nga pengmarrja dhe jeton në kampin e refugjatëve në Dohuk.Vitet e robërisë nuk kanë kaluar pa lënë trauma mbi djalin e vogël, i cili nëse më parë preferonte të luante futboll, sot e kalon ditën duke mbajtur në dorë një armë lodër.Vogëlushi ende vazhdon të tronditet kur dëgjon të thirret me emrin Messi, pasi me sa duket ndjehet akoma i frikësuar nga hakmarrjet e militantëve që përbuzën emrin e famshëm të fituesit pesë herë të Topit të Artë.Mijëra gra dhe fëmijë në Yazidi u kapën dhe u kthyen në skllave nga ISIS kur terroristët islamikë militantë sulmuan Sinjarin në gusht të vitit 2014. Ndërsa rreth 3,000 besohet të jenë shpëtuar, shumë më tepër mendohet të kenë mbetur në robëri.