Ish-anëtari i “One Direction”: Fama thuajse më vrau

Këngëtari Liam Payne duket se ka dhënë intervistën më të sinqertë të jetës së tij. Duke folur për “Kiss FM”, ish-pjesëtari i “One Direction” është shprehur se të qenit i famshëm nuk është diçka e lehtë për të. Edhe pse të qenit pjesë e një grupi ka gjithashtu probleme, është më e lehtë të përballosh famën sesa kur je i vetëm. 24-vjeçari shtoi se pasi “One Direction” u ndanë në vitin 2015 ai ra në një gjendje depresioni pasi i duhej të riniste karrierën solo dhe të bëhej i famshëm nga e para.

“Mendimi se tashmë isha i vetëm në qendër të vëmendjes ishte shkatërruese. Pasi rinisa të njihesha si Liam dhe jo si pjesëtar i grupit ishte e tmerrshme, fama thuajse më vrau”, deklaroi këngëtari.