“Iron Sky 2”, Hitleri pushton njerëzimin me dinozaurë nazistë

Pasi është shtyre disa herë, duket se “Iron Sky 2” do të debutojë në shkurt të vitit 2019 dhe për të festuar, “9 Media” publikoi një trailer të zgjatur prej 5 minutash. Kjo është, deri më tani, pamja më e mirë e vazhdimit të këtij filmi të shumëpritur që kemi parë, dhe është krejtësisht i ‘çmendur’, duke treguar Hitlerin reptil të hipur në një dinozaur T-Rex.
“Iron Sky 2”, i quajtur “Iron Sky: The Coming Race”, është vendosur njëzet vjet pas ngjarjeve të filmit të parë dhe ish Baza e Hënës naziste është bërë streha e fundit e njerëzimit. Toka u shkatërrua nga një luftë bërthamore, por u varros thellë nën djerrinë, një fuqi që mund të shpëtojë të fundit të njerëzimit ose ta shkatërrojë njëherë e përgjithmonë. E vërteta e krijimit të njerëzimit do të zbulohet kur një armik i vjetër i udhëheqë heronjtë tanë në një aventurë në Tokën e Ujit. Për të shpëtuar njerëzimin, ata duhet të luftojnë Vril, një racë e lashtë reptiliane dhe ushtrinë e tyre të dinozaurëve.