Ilir Meta President i Republikës

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament.

Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonin 71.

Meta bëhet kështu presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë. Për kandidaturën e tij kishin hedhur firmat 23 deputetë, 17 nga LSI dhe 6 të tjerët nga PDIU.

Mbrëmjen e djeshme, Kryesia e Partisë Socialiste mbështeti unanimisht figurën e kreut të Kuvendit për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.