Idrizi: Kriza politike kalohet vetëm me reformën në drejtësi

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, në një takim me strukturat në degën e Tiranës, deklaroi se reforma në drejtësi është mënyra e vetme me të cilën kalohet kriza politike që, sipas tij, ka përfshirë vendin.
“Kriza politike nuk është vetëm te çadra, por kudo. Reforma në drejtësi është bllokuar. Kriza politika kalohet vetëm me reformën në drejtësi. Ne nuk e dhamë votën sepse na trembin kushtet, por sepse duam drejtësi”, deklaroi Idrizi.
Kreu i PDIU-së bëri thirrje që të gjendet mekanizmi për zgjidhjen e krizës, me kushtin e vetëm, reformën në drejtësi.