Ian McKellen dëshiron një superhero gay

Një superhero që t’i përkiste komunitetit LGBT do të ishte një super ide për sir Ian McKellen. Ai do të ishte 100% dakord. Gjatë një interviste për “Variety”, aktori tha se arsyeja përse e interpretoi Magneto ishte për t’u shfaqur disi në këtë mënyrë.

Për McKellen, “Marvel” është një kompani e respektueshme, që nxori një film si “X-Men”, me një histori politike mbi jetën e pakicave, dhe mendon se do t’i përgjigjej pozitivisht një ideje të tillë, për të krijuar një superhero gay, biseksual apo transseksual.

Por, si “Marvel” dhe “DC” kanë personazhe të lidhur me komunitetin LGBT. Catwoman dhe Poison Ivy kanë pasur të dyja lidhje biseksuale. “Marvel” ka nxjerrë në plan të parë shumë karaktere brenda komunitetit. Northstar është i pari hero i deklaruar hapur homoseksual. Por, s’është i vetmi. Sipas McKellen, edhe Wiccan, Hulking e Moondragon nuk mund të kategorizohen si heteroseksualë.