Humb jetën një i moshuar në kryeqytet, nuk dihen arsyet (pamje nga vendngjarja)

Një i moshuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur ka humbur jetën rreth mesditës së sotme në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet. Ka qënë kalimtarët e rastit ato të cilët kanë identifikuar viktimën dhe kanë lajmëruar policinë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruar nga City Radio, ambulanca është në vendngjarje, ndërsa trupi i viktimës është ende në tokë. Shkaqet e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen, por hiqet pista e aksidentit. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe arsyet që i morën jetën të moshuarit.