“Hobbs and Shaw”, dramatik apo argëtues?

“Hobbs and Shaw” është filmi i shumëpritur, rreth personazheve të “Fast and Furious” dhe më shumë detaje për të foli Jason Statham gjatë një interviste për “Collider”, i cili do të portretizojë Deckard Shaw, ndërsa kolegu Dwayne “The Rock” Johnson do të jetë Luke Hobbs.

Regjisor i filmit do të jetë i talentuari David Leitch, që ka demonstruar aftësitë e tij në “John Wick”, “Atomic Blonde” dhe “Deadpool 2”.

Jason Statahm deklaroi: “Po mundohemi të realizojmë diçka që nuk është idiotësi, por dhe që mos të jetë shumë serioze. Nuk jam unë regjisori, kështu që nuk më takon mua të vendos për tonin e filmit, por duam që jetë në të njëjtën kohë edhe me ngjarje dramatike domethënëse dhe argëtues. Në fund të fundit, duam që të qeshet. Duam që protagonistët të arrijnë në limite. Duam të argëtohemi. Ky film duhet të jetë një garë e madhe. Mendoj se Dave dëshiron të ndërthurë të qeshurat, situatat qesharake, aksionin, dramën dhe gjëra të tjera domethënëse. Ka plot momente të bukura dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij projekti”.

Xhirimet e “Hobbs and Shaw” pritet të nisin në shtator. Në kastin e aktorëve janë edhe Idris Elba, në rolin e personazhit negativ, Vanessa Kirby, Helen Mirren e Luke Evans.